Qëllim ynë është që, çdo shqiptari, t’i japim mundësinë dhe kënaqësinë për të organizuar dasmat dhe festat e tij, saktësisht, ashtu siç edhe do vetë dhe, pikërisht, nga aty ku është.
Nga puna në pushim të drekës derisa tymos një cigare. Nga pishina e tij plotë freski ku edhe është duke e shijuar një ‘Pino Colado’ kokteil. Nga restoranti derisa pinë një makiato të shijeshme, apo edhe nga kolltuku i tij në shtëpi.
S’ka rëndësi se ku ndodhet dhe në ç’vend të botës jeton ai. Gjithësecili mund ta organizojë gazmendin e tij përmes MyDasma pa pasur nevojë të ketë mbi kokë familjarë ‘të çmendur’, të cilët, ne, vërtetë i duam shumë, mirëpo, shpeshherë, vetëm pengojnë sesa ndihmojnë.
Përse është ky misioni ynë? Shumë thjesht, ngase gjithëçka nisi me ne, me Beqirin dhe Mimozën. Në ditën më të bukur të ëndërruar të jetës. Me dasmën tonë.
Mimoza, një vajzë shqiptare e lindur dhe e rritur në Australi, erdhi nga atje dhe e gjeti bandillin e jetës së saj në Kosovë (kush e ka menduar këtë!?).
Mimoza, veçsa nuk fluturonte si shqiponjë nga gëzimi. Beqiri, i gëzuar dhe dalldisur, gati përmbi re. Natyrisht që, edhe familjet tona.
Ndërkohë, ne, bëmë një plan. Vendosëm të shkonim në Australi dhe, pas një viti e gjysmë, të ktheheshim, ku tjetër veçse, në Kosovën tonë plotë atmosferë dhe ta bënim një dasëm të ‘çmendur’. Tamam, shqiptarçe. "M’i lanë njerëzit me ‘gojë të hapur’".
Mirëpo, megjithatë, përpjekja për të bërë një gjë të tillë nga Australia në Kosovë na u bë Mount Everest, e përshkueshme por me plotë orteqe.
Po, si ta gjenim, shikonim dhe rezervonim prej Australisë
Natyrisht se edhe ne kemi pasur familjarë, madje shumë të gatshëm për të na ndihmuar, mirëpo, e vërteta ishte se, çka ne donim dhe çka ata, ishin dy gjëra që s’përputheshin dot mes vete.
Shiko, i kemi kaluar një çik kufinjtë, apo jo? Hej, megjithatë, edhe ne jemi shqiptarë!
Pastaj, ishte dasma jonë, kishim punuar shumë për këtë dhe, natyrisht që, donim ta bënim atë për qejfin dhe në mënyrën tonë, por, … NCUK!
Rezultati
Hej, a ka qënë aq keq!?
Jo.
Mirëpo, ne, bëmë shumë mund dhe nuk e morëm atë që donim.
Megjithatë, ja që kohën për ne më s’mund ta kthejmë prapa, mirëpo, ne, mund ta bëjmë atë shumë më të lehtë për ju. Imagjino sikur restoranti, këngëtari, kameramani, etj., të mund të rezervohen me një të klikuar nga telefoni juaj, tableti apo kompjuteri juaj dhe, në fund të procesit, jo vetëm të gjithat t’i kesh në të shkruar, por edhe të ruajtura online në një platformë siç është MyDasma!?
Tani s’ka dyshim se do të marrësh pikërisht atë që do ta rezervosh dhe paguash.
Mirë se erdhët në MyDasma!
Për të rezervuar dasmën/festën tuaj në MyDasma regjistrohu SOT, duke klikuar këtu
A je këngëtar, kameraman, fotograf, DJ, valltar, floktar, grimer, dekorues festash, apo keni restorant për dasma/gazmende në përgjithësi? Regjistro, sot, biznesin tënd në MyDasma, thjesht, duke klikuar këtu
Ke ndonjë pyetje? Nëse po, ti mund ta vizitosh tabelën e pyetjeve më së shpeshti të ngritura duke klikuar këtu