5 hapat si të bësh lekë në MyDasma derisa fle në gjumë!

Shpërndaje këtë postim:

Derisa po shikoja emailet e mia mes tyre hasa edhe një email në të cilin shkruante:

“Mos më çoni më asnjë email, ok? Kam aq shumë dasma saqë s'mundem me i kry, s'kam nevojë për ju!".

Kur e pashë këtë porosi, u habita.

Jo sepse po e humbisja një biznes/klient, por sepse njerëzit e shesin veten shumë lirë!

Si ka mundësi që njerëzit pajtohen për shumë më pak sesa do të mund të përfitonin?

“Nëse ëndrrat ose qëllimet tuaja nuk të trembin, atëherë ato s’janë aq të mëdha sa duhet", Sheryl Sandberg, zyrtare e lartë operative në Facebook.

E vetmja herë kur një biznes dasmash në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, etj., do të mund të thoshte se “nuk kam nevojë për MyDasma”, do të ishte vetëm atëherë kur biznesi në fjalë do të ishte duke gjeneruar miliona dhe atë derisa fle në gjumë.

Dhe, jo sepse nuk mund të punojë më shumë, në orare të zgjatura.

Ky njeri (DJ), si një person/shërbyes i vetëm në biznesin e tij (1-person business), më tha se ka aq shumë punë sa nuk është në gjendje të bëjë më shumë.

Dhe unë e besoj atë!

Po çka nëse biznesi i tij nuk varet, edhe mëtej, nga vetëm një i punësuar, vetëm nga ai, në këtë rast?

Po sikur të arrinte në shkallën kur do të angazhonte DJ të tjerë të punonin për të?

Imagjino një gjë të tillë!

A nuk do të ishte kjo vërtetë fantastike?! Pa dyshim se po.

Tani, nëse ti je DJ, le të themi, në Shqipëri dhe, aktualisht, je krah i vetëm në biznesin tënd, ndërkohë që ke marr shumë rezervime gazmendesh/dasmash për sezonin 2021, gjë për të cilën unë të uroj dhe përgëzoj, ngase je duke bërë diçka të drejtë, mirëpo, megjithatë, nëse ti thua se kjo është e mjaftueshme, faleminderit, s’kam nevojë për më shumë, sigurisht se je duke e shitur vetën shumë shumë lirë.

Përse?

Sepse në këtë epokë mundësish të jashtëzakonshme biznesi (natyrisht, falë teknologjisë), të gjitha bizneset e suksesshme, shtyejn përtej konceptit të të marrit, thjesht, vetëm të një rrogeje për orët e punës fizike të ofruara.

Kjo përshtypje dhe ‘bindje’ në botën e ndërmarrësisë bashkëkohore, ditaditës, është duke u zbehur.

Njerëzit e pasur nuk pasurohen sepse punojnë 24 orë në ditë.

Ti edhe mund të bësh një gjë të tillë, madje, edhe të pasurohesh, mirëpo, pa dyshim se do të bëhesh njëri ndër banorët e parakohshëm të varrezave të lokalitet tënd.

Njerëzit e kamur pasurohen nga të ardhurat e tyre pasive.

Tani, ti mund të pyesësh se çfarë janë të ardhurat pasive?

Të ardhurat pasive janë kur ti e zhvillon biznesin tënd aq shumë dhe sukseshëm saqë ke të hyra (lekë) edhe kur je duke fjetur.

Tani, si mundet një DJ të krijojë dhe zhvillojë biznesin e tij deri në atë shkallë sa të prodhojë lekë në mënyrë pasive me ndihmën e platformës MyDasma?

Lexo me kujdes procedurën 5 hapëshe më poshtë:

 

Hapi 1: Sistemi i vlerësimit (rating) në MyDasma:

Rritja e vleresimeve çon në rritjen e besueshmërisë, të cilat, patjetër se e rrisin klientelën tënde.
Pra, ky DJ ka të gjithë biznesin nën kontroll dhe, lehtësisht, mund ta menaxhojë atë vetë. Le të themi se janë rreth 3 punë në ditë, për 5 ditë në javë, gjatë muajve të qershorit, korrikut dhe gushtit. Kjo është e barabartë më 180 vende pune.
Imagjino nëse të gjitha këto punë do të rezervoheshin në MyDasma?!

Ai (DJ në fjalë), automatikisht, do të merrte 180 vlerësime (ratings) nga klientët e MyDasma. Nëse ato do të ishin pozitive, kjo do t'i jepte DJ një vlerësim me 4-5 yje që do ta fluturonte besueshmërinë ndaj tij, duke i sjellë atij shumë e më shumë klientë për vitin pasues 2022.

 

Hapi 2: Platforma e menaxhimit MyDasma:

Si do ta përballonte DJ një fluks të mundshëm klientësh?

A e dini se brenda platformës së biznesit në MyDasma ekziston një kalendar? Çdo punë që rezervohet nga një anëtar i MyDasma, regjistrohet automatikisht në kalendar.

Asgjë nuk ngatërrohet dhe asgjë nuk ka nevojë të shkruhet. 100% online, korrekt dhe transparent.

 

Hapi 3: Rezervimi online në MyDasma dhe 30% depozitë dhe sistemi i transakcioneve PayPal

Për të gjitha rezervimet që bëhen 30% e depozitës shkon, automatikisht, në llogarinë e biznesit në PayPal. Për bizneset në Kosovë, pagesa do të hidhet në llogarinë bankare të biznesit përkatës.

 

Hapi 4: Ti ke bërë shumë lekë, tani është koha ta zgjerosh biznesin tënd

Ke marr rezervime të cilat mund të jenë barrë shumë e rëndë për një biznes me 1 person në shërbim. Në mënyrë që të përballosh ngarkesën e punës, ti mund të punësosh 5 deri në 10 DJ, të cilët mund t’i trajnosh mirë dhe t’i bish në nivelin tënd profesional dhe, pastaj t’ju merr atyre përqindje për secilën punë që ata bëjnë.

Natyrisht se gjatë kësaj kohe ti do të krijosh emër të mirë për veten tënde. Pra, në çdo rast dhe aktivitet do të qëndrojë pas emri yt, ndaj dhe njerëzit do të kenë besim kur të rezervojnë ty.

Papritmas ti kalon nga një biznes me 1 person në një kompani të vogël dhe fiton çmimin premium.

 

Hapi 5: Ti do të punosh shumë më pak, ndërsa do të fitosh shumë më shumë

Ti, jo vetëm që do të kesh të hyra derisa fle, mirëpo ti do të mund të merr klientë të cilët thonë: “jo, unë nuk dua asnjë nga kontraktorët tuaj, unë të dua ty.”

Atëherë ti mund të thuash, pa merak, vetëmse duhet të paguash një çmim premium (dukshëm më të lartë). Ja pra, kështu ti mund të punosh shumë më pak orë dhe të bësh shumë më shumë lekë sesa që ke bërë dikur.

 

Tani, akoma je duke menduar se nuk ke nevojë për MyDasma?

Ky plan biznesi mund të përdoret edhe nga bizneset tjera, siç janë: këngëtarët, kameramanët, fotografët, floktarët, valltarët, grimeret, dekoret, etj.

Regjistro biznesin sot! Është akoma falas!

Nëse je restorant, këngëtar, kameraman, fotograf, DJ, dekor, valltar, grimere dhe floktare, shtype butonin ‘REPLY’ dhe shkruaj: “Lekë duke fjetur”, dhe super Alda do të të kontaktojë ty së shpejti.

Paçi çaste dhe fundjavë të mrekullueshme!

 

Mimoza Cena-Sokoli, bashkëthemeluese e platformës MyDasma