Ndjehu si Xhensila Myrtezaj në dasmën e saj!

Shpërndaje këtë postim:

Do të ndihesh si nusja e Shyhrete Behlulit në dasmën e saj? Hidhi një sy 4 trendeve të fustaneve të nuserisë nga Xheni

Sot unë jam gazetare, por pasioni im për modën ka qenë dhe do mbesë gjithmonë. Edhe kur bëhet fjalë për fustanet e nuserisë, gjithnjë kontrolloj për trendet më të fundit, qoftë kjo në dasmat e kushërirave apo të ndonjë personazhi të famshëm.

Hë pra tani, kush mund ta harrojë dasmën e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn? Mjafton të kontrollosh në Youtube këngën "Skifterja e Zemrës" e cila ka mbi 73 milionë shikime.

Asnjë nga këngët e tyre nuk kanë marrë vëmendje dhe shikime aq shumë sa kjo.Po pse ishte kaq popullore? Sepse tregoi dasmën e tyre.

Sa fustane kishte Xhensila në dasmën e saj, 5? Duke qenë se nuk isha e pranishme do aludoj, ose mund të shikoj disa herë videon në Youtube për të gjetur përgjigjen e saktë.

Po dasmën madhështore të djalit të këngëtares Shyhrete Behlulit e mban mend? Nusja u komentua për ngjashmërinë e madhe me vjehrrën, por dhe për  fustanet njëri më i bukur se tjetri. Nëse do ta krahasoje me nusen e Remzie Osmanit, cila të pëlqen më tepër? Cila nuse doli më e bukur?