Maqedonia ndryshon rregullat anti-Covid për gastronominë

Shpërndaje këtë postim:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për ndryshime dhe plotësime të protokolleve për Covid-19 sa i përket punës së objekteve gastronomike.

Me këto ndryshime dhe plotësime ndërpritet kufizimi i numrit të personave të ulur në një tavolinë kafiterie, restoranti apo restoranti të hoteleve, si në ambient të hapur ashtu dhe në ambient të mbyllur.
Gjithashtu është hequr edhe kufizimi i numrit të mysafirëve në hapësirat e mbyllura dhe të hapura të objekteve gastronomike.
Me ndryshimet e fundit mund të shfrytëzohet më së shumti 50% e kapacitetit të objekteve. Për organizimin e ahengjeve tjera nëpër objekte gastronomike, vazhdojnë të mbeten në fuqi protokollet dhe masat tjera të deri tanishme.