7 ushqime që duhet të konsumoni për trup ideal në ditën e dasmës suaj

Shpërndaje këtë postim:

Këshilla nga Anila Kalleshi

Përshëndetje sërish, lexues të MyDasma! Javën e parë dietologia Anila Kalleshi përmendi ushqimet që nuk duhet të konsumonit, por kjo është më e lehtë sesa të shtoni ushqime në regjimin tuaj.

Tashmë që u njohët me zakonet që duhet të hiqnit dorë, le t’i hedhim një sy se çfarë duhet të përfshijmë në këtë regjim dy javor:

1. Ushqime të pasura me fibra që nxisin tretje të shëndetshme dhe, po ashtu, nxisin një proces ekuilibrimi të florës bakteriale në organizëm.

2. Kos, kryesisht pa yndyrë dhe pa sheqerna të shtuara. Ky lloj ushqimi përmban fermente të gjalla laktike që ndihmojnë në kolonizimin e zorrëve me baktere të mira.

3. Për të njëjtën arsye sikurse të kosit, unë rekomandoj të hani djathëra të stazhinuar, të paktën 24 muajsh, siç është parmigiani i cili nuk përmban laktozë (sheqer), dhe është i pasur me proteina dhe yndyrna të pangopura.

4. Hani, në çdo vakt, perime të gatuara dhe të papërpunuara, të paktën 250 - 300 gramë - kushtojini vëmendje vetëm perimeve që i përkasin familjes së brokolit dhe lakrës që kanë tendencë të formojnë ajër në zorrë.

5. Mos abuzoni me aroma dhe erëza, veçanërisht ato më të forta si djegës, spec, hudhër dhe qepë.

6. Nëse ju dëshironi mund të konsumoni disa bishtajore si thjerrëzat ose qiqrat, por vetëm pasi t’i keni qëruar ato.

7. çajrave bimorë me bazë kopër dhe kamomil mund të ndihmojnë si për të zvogëluar gazrat ashtu edhe diurezën.

Dhe, një këshillë shtesë (Hapi 8): Gatuani ushqimet në mënyrat më të thjeshta, si përmes zierjes, zierjes në avull, pjekjes në zgarë dhe pjekjes n? furrë.
 

Tani, mundohuni të ndiqni këto rregulla, duke mos harruar ato që përmenda në pjesën I të blogut të MyDasma, të paktën, për një periudhë të shkurtër kohore, si për shembull, 2 javë dhe, pa dyshim, se do të vini re ndryshime në trupin tuaj, por, mbi të gjitha, do të ndiheni më lehtë.

 Mos harro të regjistrohesh TANI në platformën MyDasma për të mos e humbur blogun e radhës ku do të flas se çfarë duhet të veshësh në një dasmë vjeshte.

Shihemi të martën e ardhshme!

Xheni