Nga Anta Haxhiraj: 4 këshilla të thjeshta për fytyrë pa puçrra

Shpërndaje këtë postim:

Më në fund ke ndarë datën e dasmës, një ditë që e prisje prej kohësh dhe tashmë ëndrra jote u bë realitet. Sytë do të jenë tek ty teksa ecën në altar dhe dhëndri është duke të pritur. Do qëndrosh para 100 të ftuarve apo më tepër, do bësh foto pafund që do t'i ruash për gjithë jetën dhe sigurisht duhet të shkëlqesh.

E di që je shumë e zënë duke u marrë me organizmin e dasmës, por mos harro të kujdesesh edhe për veten këto kohë, sepse fytyra e pastër nuk arrihet dot në një ditë, por kërkon kohë më të gjatë, një regjim të mirë ushqimor dhe produkte të përshtatshme për llojin e fytyrës që ti ke.

Ti meriton lëkurën perfekte, pa njolla, pa puçrra. Po si t'ia dalësh të kesh lëkurën si të bebit, ku ndonjë puçërr tek tuk të del për shkak të stresit?

E kush më mirë sesa një person i specializuar në fushën e mjekësisë estetike, themeluesja e Cocomed dhe Cocoshop, Anta Haxhiraj, mund të na tregonte se si mund të kujdesemi për lëkurën tonë! Ja këshillat e saj:

Mjaft me eskperimente! Ky është produkti ushqimor që kurrsesi nuk duhet vendosur në lëkurë.

Anta më tregon se shumë vajza e përdorin sodën si mask apo si scrub për të larguar qelizat e vdekura. Edhe pse një produkt i lirë dhe që dikur i është dhënë vëmendje e madhe për përdorime nga më të ndryshmet, soda e bukës e dëmton lëkurën. Si? Duke i ndryshuar pehashin, duke e skuqur dhe gërryer.

Përdor një trajtues lokal për aknet që dalin papritur

Një trajtues lokal për aknet që dalin papritur është gjithnjë zgjidhja e parë. Këto lloj produktesh ndihmojnë të qetësojnë skuqjen dhe në përtharje më të shpejtë të akneve.

Nuk ka rëndësi tipi i lëkurës, kur përpiqesh të ndërtosh një rutinë për kujdesin ndaj saj

Përkujdesi i duhur ndaj lëkurës përfshin disa hapa bazik: Pastrimin, hidratimin, eksfolimin dhe mbrojtjen ndaj diellit.

Sigurisht që larësi, hidratuesi apo serumet e fytyrës duhet të  përrdoren në varësi të llojit të lekurës për të trajtuar problematika të ndryshme të saj. Nëse kemi një rutinë të tillë bazike mund të shtojmë edhe produkte të tjera si kremi i syve, serumin, maska fytyre, tonikun.

Çfarë duhet të ketë një nuse në çantën e saj në ditën e dasmës?

Anta ka veçuar për ju disa nga produktet e Cocoshop të cilat janë:

Toniku Mist në varësi të tipit të lëkurës për ta rihidratuar lëkurën përgjatë mbrëmjes, pasi nuk e prish makeup!

Një pudër puhur si Silky powder për të fiksuar makeup dhe sigurisht një shkëlqyes buzësh që gjithmonë të jesh perfekte edhe për ato fotot e shkrepura pa mendje nga fotografi. Ti mund t’i blesh produktet e saj online këtu (cocomed)

 

Mos harro të më ndjekësh në blogun e radhës ku do të flas se si të menaxhosh stresin para dasmës. Nëse je kurioze të dish më tepër, si dhe të lexosh të gjitha blogjet e mia për anëtarët, mjafton të regjistrohesh tani në linkun në bio. Është falas dhe të kushton vetëm 1 minutë kohë.

Nga unë Xheni, shihemi të martën e ardhshme!