Nga Enxhi Valteri: cfarë të veshësh në një dasme vjeshte

Shpërndaje këtë postim:

Të vendosësh se çfarë të veshësh në një dasmë, nuk është e lehtë! Nëse sapo ke marrë ftesën e një dasme, është mëse e natyrshme të ndihesh e pasigurt për përzgjedhjen e veshjes së duhur.

A duhet të vesh të bardhën, apo kjo ngjyrë i takon vetëm nuses? A duhet të vesh një fustan të zi, apo kjo ngjyrë është vetëm e përshtatshme për ceremonitë mortore? Mendime të shumta të vërshojnë në mendje dhe nuk di se nga t'ja nisësh?

Të kuptoj! Jo vetëm ngjyra është një nga problemet, por edhe dizenjot, modelet e fustaneve të cilat nëse një vit më parë ishin shumë në modë, këtë vit duhet t'i zhdukësh nga garderoba. Atëherë çfarë duhet të bësh? Nga duhet t'ja nisësh? Unë e kam një përgjigje për ty!

Ky blog është një piknisje e mirë për tu informuar dhe krijuar një ide se çfarë duhet të veshësh. Këtë herë do kesh këshillat super të vlefshme të një eksperte të fushës, një stiliste, blogere, një nga finalistet e një prej emisioneve më popullor në fushën e modës 'Style Star Show', Enxhi Valteri.

Këtë vit hiq dorë nga gurët dhe xixat

Detajet e ngarkuara i përkasin vitit që kaloi, ndaj këtë sezon duhet të përqafosh elegancën në veshje dhe sensualitetin.

Thuaji mirupafshim fustaneve me xixa, temina dhe që vijnë të fryrë. Sipas Enxhit, trendet e këtij viti janë padyshim fustanet minimaliste, materialet saten duke të mundësuar një pamje chic. Një detaj i rëndësishëm është kurrizi i ekspozuar.

Lëre të bardhën për njëherë tjetër, të tregojmë ngjyrat që do t’i dashurosh këtë sezon

Sipas Enxhit, fustani i bardhë i përket vetëm nuses. Ka plot evente të tjerë ku mund të veshësh një fustan të bardhë, por jo në dasmë kurrësesi. Duhet të mos harrojmë që veshja pershtatet me vendin ku po shkojmë, gjithmonë duke respektuar eventin ku jemi pjesëmarrës.

Ngjyrat që do të mbizoterojnë këtë sezon janë të gjitha ngjyrat te forta, por të ftohta

Mbaj shënim tani: Portokalli bordo, jeshile limoni, kafe kapucino, e verdhë në mustardë, lejla levander, etj.

E zeza, klasike dhe e pavdekshme

Kjo ngjyrë nuk del kurrë nga moda dhe është gjithmonë e bukur dhe klas. Është shumë e përshtatshme për një dasmë, tapet të kuq dhe jo vetëm. Enxhi më tregoi se në 3 dasmat që kishte shkuar gjatë muajve të verës, në dy prej tyre zgjodhi pikërisht të zezën. Megjithatë ka një këshillë:

“Me rëndësi është të veshësh ngjyrën që të përshtatet me karakterin. Nëse di ta mbash ngjyrën që zgjedh (në këtë rast të zezën) të tregon sensuale, klas dhe fine”.

Një sugjerim:  Nuse, vendosni një kod veshje, pasi do ta bënte më të lehtë zgjedhjen e veshjes së përshtatshme nga të ftuarit.

Teksa e pyes Enxhin për këtë çështje më thotë: “Une personalisht do e preferoja një kod veshjeje. Në këtë mënyrë ti edukon të ftuarit dhe i instrukton për tu përshtatur me organizimin, eventin, dekorin, apo ushqimin. Mendoj që tjetër veshje duhet në një restorant luxury fine dining, që absolutisht ka diferencë me një dasmë në kopsht apo një dasmë buzë detit”.

Mesazhi i Enxhit për vajzat që na ndjekin: Nëse ti vesh diçka dhe nuk je rehat, atëherë veshja nuk përcillet në mënyrën e duhur, dhe automatikisht nuk është më e bukur në syrin e të tjerëve; pasi sekreti nuk është të vishesh bukur, por mënyra se si ti e mban veshjen, qëndrimi dhe prezenca që ti i jep, bën diferencën e modës nga stili. Ndaj zgjidh një veshje që të bën të ndihesh sa më praktike dhe jo një veshje që thjesht të bën të dukesh bukur.

Mos harro të regjistrohesh tani në MyDasma për të mos humbur asnjë blog të së martës.

Shihemi të martën tjetër ku do të flas se si të kemi fytyrë si beb para dasmës dhe çfarë nuk duhet të mungojë në çantën e nuses. Mezi pres të lexoj përshtypjet tuaja për këtë blog.

Xheni