Një nga gabimet e mëdha që po bëjnë anëtarët e MyDasma

Shpërndaje këtë postim:

MyDasma përbëhet nga një ekip i mrekullueshëm, të gjithë punojmë në distancë: Në Australi, Shqipëri, Kosovë, Turqi dhe Itali. Por kjo nuk përbën problem për ne, pasi fryma bashkëpunuese, energjia, pasioni për punën, na e bën çdo gjë më të lehtë për të zgjidhur të gjitha problemet e dasmën tënde tipike shqiptare.

Dhe jo, nuk mund ta heqim qafe vjehrrën tënde, LOL  :D

Një nga gjërat e preferuara që pëlqejmë të bëjmë më shpesh, është të bisedojmë me Aldën, menaxheren tonë të zhvillimit të biznesit.

PSE?

Sepse ajo është personi që flet drejtpërdrejtë me ty.

Ajo bisedon me anëtarët dhe bizneset dhe është kurdoherë e gatshme që përdorimi i platformës MyDasma të jetë sa më i thjeshtë për ty.

Pra, kur Alda ka diçka të rëndësishme që duhet të ndajë me stafin, të gjithë do ta dëgjojnë.

Këtë herë Alda na tregoi një nga gabimet kryesore që anëtarët e MyDasma po bëjnë.

Ndoshta mund të jesh dhe ti një nga ata.

E kam fjalën pikërisht për ty, që je futur në platformë për të gjetur këngëtarë, floktar, grimier, kompani dekori, restorant etj.

A të shkoi mendja për çfarë e kam fjalën?

Kur anëtarët hyjnë në MyDasma dhe gjejnë psh. Një parukiere që u pëlqen, ata largohen nga platforma për t’i telefonuar më tej në telefon, pa i treguar se ku i kanë gjetur.

2 arsyet pse ky është gabim:

Arsyeja e parë: MyDasma është mënyra më e lehtë për ta bërë këtë

MyDasma ta ka siguruar biznesin dhe është kujdesur që gjithçka të jetë më e lehtë për ty, me listën e saj dhe informacionet që jep për secilin biznes. Sistemi do të ruajë historikun e bisedës me të gjitha detajet e dakordësuara, nga data dhe koha e rezervimit dhe deri tek çmimi.

Gjithashtu ne ofrojmë opsionin PayPal, ndaj nuk është nevoja që të largohesh nga platforma pasi mund ta bësh depozitën e shumës kudo ku je në botë.

Sistemi nga ana tjetër kujdeset për ty.

Si?

Nëse je i pakënaqur me shërbimin mund të ndash përshtypjet e tua në MyDasma. Akoma më mirë, nëse je i lumtur me shërbimin mund ta rekomandosh atë për anëtarët e tjerë duke lënë komentin tënd.

Arsyeja e dytë: Dëshiron të përfitosh ulje?

Një numër i madh biznesesh në MyDasma ofron deri në 60% ulje për klientin e parë. Pra, të paktën duhet t'i thuash që i ke parë në MyDasma.

Këshillë: Tregoji bizneseve që i ke parë në MyDasma dhe përfito zbritjen.

Dëshiron të dish se cilat biznese ofrojnë uljen dhe sa për qind ofrojnë?  E thjeshtë!

Regjistrohu tani në MyDasma si anëtar duke klikuar këtu

Është falas dhe të kushton vetëm 1 minutë nga koha jote. Sigurohu që të mos e humbasësh blogun e radhës ku do të tregoj si të zgjedhësh fotografin e duhur për dasmën tënde.

Shihemi në martën e ardhshme!

Xheni