Pse biznesi yt duhet të jetë në MyDasma edhe pse ke FB ose Instagram

Shpërndaje këtë postim:

Kur filluam të flisnim me bizneset e dasmave në Kosovë, një nga pyetjet më të mira që na u bë ishte:

Çfarë do më japë më shumë MyDasma që nuk e kam aktualisht në Facebook?

Sapo e dëgjova pyetjen, mendova që ishte një ide e shkëlqyer për të bërë një blog rreth saj.

Dhe po, ka shumë gjëra.

Nga e gjithë përvoja jonë si një biznes që ofron një sërë shërbimesh tek përfshirja e pagesave në PayPal, shërbimi i chatit për paqartësi dhe njoftimet me email/SMS që të gjitha bizneset marrin.

Për të mos lënë pa përmenduar seriozitetin që MyDasma paraqet si një platformë shqiptare për planifikimin/menaxhimin e dasmave.

Por, për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, do të bëja një pyetje që i përmbledh të gjitha.

Nëse nuk je në MyDasma, si do të gjejnë?

Tani, vetëm dëgjo.

Si një shqiptare e Diasporës, që jeton në Adelaide, Australi, kur unë erdha për të gjetur një këngëtar për dasmën time, nuk ishte e rëndësishme të kisha dikë të njohur në dasmën time. Unë thjesht doja dikë që këndonte mirë dhe krijonte një atmosferë të këndshme dhe që çmimi të ishte i arsyeshëm.

Nuk doja të paguaja një faturë 6 mijë euro, jo faleminderit!

Por si mund ta gjeja këtë person?

Kë duhet të pyesja fillimisht?

Kë do të dëgjoja?

Kush do të kishte të njëjtat shije muzikore si unë?

A do i fajësoja ata nëse nuk do isha e kënaqur me shërbimin?

Po për gjithçka tjetër që duhet të rezervoja për dasmën time?

Thjesht imagjino sikur MyDasma të ekzistonte në vitin 2009.

Gjithçka që do të më duhet të bëja, do ishte të vizitoja faqen e website të MyDasma, të zgjidhja kategorinë e këngëtarëve dhe pastaj të kisha gjithë kohën e nevojshme për të parë video, imazhe dhe komente (çfarë menduan njerëzit për ta pasi i rezervuan për dasmën e tyre).

Dhe kontaktimi me këngëtarin do të ishte i thjeshtë dhe brenda një platforme biznesi që kërkon respekt dhe seriozitet.

Pasi do të pajtohesha me gjithçka përmes formularit të kërkesës për pronotim dhe bisedës live, do të vazhdoja me pagesën në PayPal, duke depozituar 30% të shumës. Punë e kryer!

Dhe nuk do të kishte vend për mosmarrëveshje pasi gjithçka është e dokumentuar dhe e ruajtur brenda llogarisë së klientit dhe biznesit në platformën MyDasma përmes kontratave në PDF dhe në historikun e bisedës.

Këshillë: Ndihmo mbi 2 milionë shqiptarë të diasporës që të të gjejnë, regjistro biznesin në MyDasma sot duke klikuar këtu. Ështa FALAS dhe të merr kohë 2 minuta!

Të pëlqen ky artikull?

Sigurohu që të mos humbasësh këshillat për biznesin duke u regjistruar në blogun tonë të biznesit. Është falas!

Shihemi të premten e ardhshme!

Mimoza Cena-Sokoli
Bashkëthemeluese e platformës MyDasma