Si të përzgjidhni aksesorët e duhur në dasmë

Shpërndaje këtë postim:

Aksesorët e dasmës janë një tjetër pikë kyçe që nusja duhet t'i kushtojë vëmendje. Të gjithë e dimë që nusja do të jetë në qendër të vëmendjes, por specialistët e modës, sugjerojnë të mos teprohet me ngarkesën e aksesorëve.Çfarë duhet të kemi parasysh kur përzgjedhim aksesorëve të dasmës?
Përshtatini me fustanin
Nëse fustani është bust, hiqni dorë nga varset e ngarkuara dhe zgjidhni vetëm një palë vathë të mëdhenj.
Fustani me jakë V kërkon një varse të thjeshtë dhe të zgjatur ose perla që i japin një bukuri klasike.
Fustan i mbyllur në qafë: Me këtë model të lidhur rreth qafës sugjerojmë bizhu në flokë dhe vetëm një palë vathë kristal ose me gurë të çmuar.