Si u fyeva, si mos më keq, nga një floktare në Kosovë!

Shpërndaje këtë postim:

Si u fyeva si mos më keq, nga një floktare në Kosovë dhe pse DUHET ta lexosh këtë!

Dua të të tregoj një histori të shkurtër (që do të shkrijë së qeshuri), rreth vizitës time në Kosovë, në vitin 2002. 

Unë isha vetëm 21 vjeçe dhe ishte vizita ime e parë që prej vitit 1987. Eh, kishin kaluar goxha vite.

Kushërira ime, Zyrefeta (ne i thërrasim me përkëdhelje Teta), më ftoi të shkoja me atë dhe bashkëshortin e saj në dasmën e Nahid Hasanit. 

Më treguan historinë e tij sesi kishte dalë nga burgu mbasi kishte qenë i akuzuar padrejtësisht nga serbët. Në atë kohë, isha shumë entuziaste të zbuloja gjithçka që Kosova kishte për të ofruar, ngase edhe dasma do të bëhej në Prizren, mendova: “Pse jo?”.

Teta, do rregullonte flokët dhe grimin në një floktore në Rahovec, dhe më sugjeroi të shkoja me të dhe të bëja edhe unë një model për flokët (meqë ra fjala, Rahoveci është qyteti nga edhe vjen babai im). 

Dhe ja ku isha, një vajzë e re e lindur dhe e rritur në Australi, duke menduar, pse jo, të shkoj te një floktare, dukej një ide fantastike. Ajo (frizerja) padyshim, që do jetë në gjendje t’i rregullojë flokët e mi më mirë sesa unë. 

Dhe ideja ime se çfarë doja, ishte shumë e thjeshtë. Një model gjysëm të kapur, me pjesën e sipërme pak të fryrë, që të kishte më shumë përmbajtje dhe shije. Më thjesht se kaq s’bëhet, të paktën kështu mendoja unë.

Megjithatë, kur i thashë floktares se çfarë doja, ajo m'u përgjigj - “Mos ki merak hiç, unë di një model super”, dhe kapi gjysmën e flokëve lart dhe filloi të nxirrte jashtë tufa të mëdha flokësh (OMG NOOOO!). Ajo me bëri gati për ndonjë skenë filmi horror. Fatkeqësisht që, në ato çaste, askush nuk kërkonte aktore për ta luajtur rolin e nuses së Drakullës.

Unë isha e llahtarisur duke menduar me vete, çfarë po bën dhe duke tundur kokën aq fort, nga njëra anë tek tjetra në shenjë mohimi, sa po më merreshin mendtë.

Pastaj i them gjithë siklet, - “Kjo nuk është ajo çfarë dua!”. Ajo më përgjigjet, - “Më beso do dukesh shumë bukur”. Dhe unë i them përsëri, - “Jo, dëgjo, ky nuk është modeli që unë dua.” Pastaj ajo më përgjigjet gjithë arrogancë duke më dhënë ultimatum: - “Do të vazhdoj apo ta lë fare?!”. Dhe, përgjigja ime logjike dhe e prerë ishte, aman -“Lëre!”, dhe u çova. 

Pastaj floktarja më thotë, në një ton, krejtësisht, të pasjellshëm:- “Po ti nuk kuptoke fare se çfarë është moderne.” Me fjalë të tjera: Shporru nga këtu katundare e lodhët!

Kështu që, jo vetëm nuk i rregullova dot flokët por edhe më fyen madje. FLM shumë!

Rezultati i vetëm që arrita ishte që ma bëri nervin “kaçurrel”. 

Nuk ishte aspak ajo çfarë prisja dhe kjo përvojë më shtyu, të mos kisha më dëshirë të shkoja në ndonjë floktore në Kosovë.

Mesa duket, ajo çfarë kushërira ime konsideronte floktare e mirë, për mua nuk ishte. Tani unë e di që gjërat kanë ndryshuar goxha që nga 2002, megjithatë është, pikërisht, kjo arsyeja që ti duhet të regjistrosh biznesin tënd, si Floktore dhe Grimere në platformën MyDasma.

MyDasma është zgjidhja ideale, për të gjitha femrat shqiptare në Diasporë, që, po ashtu si unë në 2002-in, kanë nevojë të gjejnë një floktare dhe grimere të mirë për dasmën e kushërirës për të cilën kanë ardhur në atdhe, ose pikërisht për dasmën e tyre dhe nuk dinë nga t’ia nisin e nga t’ia bitisin. 

MyDasma është zgjidhja më e mirë, për të gjitha ato femra shqiptare të pavarura, që e dinë shumë mirë se çfarë duan dhe që as që e vrasin mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Ndaj dhe zgjeroji horizontet e biznesit tënd:

Për ne femrat shqiptare të diasporës, kjo është shumë e rëndësishme. 

Për një person që nuk të njeh personalisht, të gjejë vlerësime pozitive të sinqerta nga vajza të tjera si ne. Është e rëndësishme të dimë, që mund të marrim atë që duam dhe mbi të gjitha të shijojmë të gjithë eksperiencën. 

Që nuk do marrim ndonjë të sharë pa lidhje nga floktarja, ose të ndihemi sikur jemi nën dënim dhe të marrim si rezultat një model flokësh, që të fut sëkëlldi të paparë kur e shikon veten në pasqyrë.

Këshillë biznesi #1: Si të marrësh vlerësime pozitive? 

Shumë e thjeshtë! 

Hapi 1: Nëse se ke bërë akoma, regjistro, SOT, biznesin tënd si Floktore dhe Grimere.

Ose, nëse ke një tjetër biznes dasmash regjistroje atë në “MyDasma” dhe përfito 1 vit anëtarësim FALAS.

Regjistrohu tani dhe kurse deri në €599. Nuk ke asgjë për të humbur dhe mund ta fshish anëtarësimin tënd në çdo çast. 

Hapi 2: Këtë do ta zbulosh në njoftimin e ardhshëm të MyDasma, 2 javë nga dita e premte.

Pra, a ke përjetuar ndonjëherë diçka të tillë? Nëse po, më trego për të në Instagram dhe Facebook. Do doja të dëgjoja historinë tënde.

Nëse të ka pëlqyer ky tregim, atëherë mos hezito, mirëpo regjistrohu në Blog-un e biznesit të MyDasma. Të merr 1 minut kohë. Është FALAS!

Deri atëherë, të uroj një fundjavë të këndshme! 

Mimoza Cena-Sokoli
Bashkëthemeluese e platformës MyDasma

P.S - Këtu në foto jam unë duke i rregulluar flokët tek floktarja Adelina Bylykbashi, Lomell, në Prishtinë. Thank God for Adelina!