Top 4 trendet e veshjeve tradicionale shqiptare

Shpërndaje këtë postim:

E di çfarë po mendon. Dimija, jelekë...a duhet t'i marr vërtet në ditën e dasmës?

Mund të ndihesh paksa qesharake, sidomos nëse je nga Zvicra, Gjermania, Amerika apo Australia.

Ti, një vajzë moderne shqiptare që ke kryer studimet, ke bërë karrierë dhe ke arritur pavarësinë financiare, thjesht mendimi i vendosjes së këtyre elementëve tradicionalë, të duket i vështirë. Sikur nuk jam unë kjo, nëse vishem në këtë mënyrë.
Sidoqoftë, ti e ke admiruar këtë veshje kur e ke parë tek të tjerët.

Pranoje tani!

Kur ishe në dasmën e kushërirës dhe pe nusen që kishte përzgjedhur veshje tradicionale the me vete -"Sa e bukur po duket!"

Tani është radha jote të vishesh kështu dhe ti e di që familja e burrit po presin me padurim të të shohin të veshur si nuse. Gjithashtu duhet ta pranojmë se të gjithë u entuziastmuam kur pamë Rita Orën me veshje tradicionale në klipin e këngës "Bang".

Edhe mua më ndodhi kjo, dhe më pëlqeu jashtëzakonisht shumë.
Pra, nga t'ia fillosh?
Çfarë duhet të blesh për dasmën tënde? Eja të eksplorojmë bashkë veshjet popullore dhe trendet më të reja.

 

Trendi #1 Është koha të shfaqësh flokët e bukur  kaçurrela duke e kompletuar këtë pamje me një kurorë

Nëse do flisnim kohë më parë për modele flokësh për dasma, tendeca ishte që të bëhej një kapje lart. Madje edhe bashkëthemeluesja e "MyDasma", Mimoza,  zgjodhi një look të tillë në vitin 2009. Por tani kohët kanë ndryshuar dhe nëse ka diçka që duhet të bëni, është të stiloni flokët me një model të ngjashëm si ky në foto.

Përzgjidh një kurorë dhe flokët lëri të lëshuara me onde si në rastin e ish-misit shqiptar, Agnesa Vuthaj. Në kokë mund të vendoset edhe festja e punuar me monedha ari si moderatorja e njohur Luana Vjollca. Interesante do ishte dhe një kësulë e kuqe me strela dhe flokët t’i lidhësh gërshetë.
 

Trendi #2. Si mund të bëhesh nuse pa mintan ose jelekë?

Për pjesën e sipërme të trupit mund të veshësh një mintan ari dhe brezin po ashtu të punuar me mjeshtëri me lule dhe me fije ari. Jeleku material kadifeje, me ngjyrë vishnje dhe i qëndisur në pjesën e përparme, do ishte po ashtu një përzgjedhje shumë e mirë.
Duku mahnitëse e veshur me dimija dhe jelekë ari të bardhë ose mund të zgjedhësh një dallamë ngjyrë të kuqe me qëndisjet florale prej ari si nusja e Shyhrete Behlulit, Learta.

 


Trendi #3. Hirushe, ti nuk mund të shkosh asgjëkundi pa këpucët e tua

Këpucët duhet të jenë të qëndisura me motive tradicionale dhe me takë mesatare. Sigurohu që të jenë sa më të rehatshme pasi do kërcesh me orë të tëra.


Trendi #4. Pa prit pak, ku do shkoje pa aksesorë?! Ti je e mrekullueshme, por vathët e duhur do të bëjnë të ndihesh më e veçantë

Në varësi të shijeve që mund të kesh, mund të përzgjedhësh vathë floriri në formë rrathi dhe një orë po ashtu floriri. Nëse do të jesh paksa më ekstravagante, vendos një palë vathë të gjatë plot me gurë të çmuar  ose me perla.

Shumë kohë më parë, stolitë përdoreshin me tepri. Ç'mendon për këtë trend, është i ngarkuar, apo jo? Ato tregonin se burrat shqiptarë janë bujarë dhe se gruaja është respektuar ndër vite.


 

Këshillë #3: Pasi festimet në dasmën tënde të kenë mbaruar, me shumë gjasa nuk do t'i përdorësh veshjet tradicionale aq shumë. Ose mund të zbulosh se një vit më vonë mund të ketë disa gjëra të tjera që do doje t'i merrje. Pra, thënë shkurt, mos shpenzo shumë në gjëra tradicionale. Mjafton një veshje 'goditëse' me të gjithë elementet e domosdoshëm dhe vazhdo shijo dasmën tënde në maksimum.

Mos e humb blogun tim të radhës ku do të flas për tendencat e fundit kur bëhet fjalë për makeup-in.

Do t'i zbulojmë të gjitha këto nga vet ata, artistët e makeup-it të "MyDasma" që do na tregojnë gjithçka që duhet të kemi parasysh dhe disa “hile” të vogla që të ngjash si princeshë në ditën tënde speciale.
 

Sigurohu që të mos e humbasësh blogun e radhës, duke u regjistruar falas si anëtar në "MyDasma". Shihemi të martën e ardhshme!
 

Xheni