Zait Aliu

  Bitola, Macedonia (the former Yugoslav Republic of)

Merr çmimin

Detajet

Une jam Zait Aliu dhe grupi muzikor me i mire 'Gazmoret' nga qyteti historik i alfabetit te gjuhes shqipe, Manastiri. Me kendim kam filluar qysh ne vitin 1993 tash me 26 vite pervoje muzikore". Themelimi i SHKA-as "Bashkimi " ka qene nje mekanizem i vertete per te dale nga anonimiteti. Instrumenti me te cilin kam filluar te luaj ka qene ciftelia, pra, si instrument i pare, nderkohe qe SHKA "Bashkimi" ka qene nje dritare e madhe drejt suksesit tim, ku pastaj kam nisur te marr pjese ne shume festivale folklorike burimore. Ne vitin 1994 kam incizuar audio-kaseten e pare, te titulluar "Takimi i pare", ku si nje artist i ri fitova zemrat e shume fansave. Dy vite me vone, vjen dhe audio-kaseta e dyte me titull "Hajt hajt mashalla", kur dhe kenga me te njetin titull u be dhe hiti i pare neper radiot e atehershme lokale. Une, gjithmone kam qene afer mergimtareve, duke performuar ne shume koncerte, dasma dhe ahengje te permasave te ndryshme ne shume prej shteteve evropiane, madje dhe Australi. Nje tjeter atribut i imi eshte edhe poezite e kengeve (tekstet). Pothuajse shumica e kengeve te mia si tekstshkrues mbajne emrin tim. Stili i muzikes sime eshte kenga burimore folklorike, pastaj kenget e jugut, ato te veriut, kenget e lehta dhe ato tallava. Sic edhe mund ta kuptoni, une i perkas te gjitha trevave shqiptare ne aspektin muzikor me nje laramani zhanresh dhe natyrisht kengesh. Absolutisht ate qe edhe e kerkon atmosfera e dasmave dhe eventeve tjera. Absolutisht ate qe e kerkon dasmori dhe mysafiret e tij. Tani, mos dyshoni me ne aftesite e mia muzikore, mirepo me rezervoni ketu ne MyDasma dhe, une, do te jem ne mesin tuaj, pikerisht ne daten qe ju me ftoni. Une ju deshiroj shendet dhe gjithe te mirat! I juaji, Zaiti.

I Lirë

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Toske
  • Muzikë Popullore Gege
  • Muzikë Tallava

Vendi në hartë