Selami Kolonja

  Struga, Macedonia (the former Yugoslav Republic of)

Merr çmimin

Detajet

Përshëndetje nga unë Selami Kolonja!

Besoj se shumica nga ju edhe më njihni, megjithatë, dua t’ju tregoj pak nga biografia ime të gjithë atyre që akoma s’kanë pasur rastin të më njohin.

Unë u linda në rrethinën e qytetit të Strugës në Maqedonin e Veriut. Hapat e parë në muzikë i kam nisur në fëmijërinë time të hershme. Duke dëgjuar nëpër dhoma të rriturit se si këndonin këngët e bukura të vendit tonë, dalëngadalë fillova që, edhe vetë, të këndoj në korin e shkollës. Unë kam mbaruar Fakultetin e Muzikës, degën e Muzikologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë që, magjistraturën e kam mbaruar në Sofje të Bullgarisë. Tashmë, kam të realizuar rreth 120 këngë, të gjithat krijimtari origjinale. Tani për tani, punoj profesor i Artit Muzikor në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ndërkohë që, kam marr pjesë në shumë festivale gjithandej trojeve shqiptare dhe kam kënduar nëpër ahengje të mëdha e të vogla familjare. Gjithmonë kam qenë dhe jam shumë i nderuar të jem pjesë e gëzimeve familjare. Unë, zakonisht, këndoj së bashku me djalin tim, Taulantin.

Ne, me kënaqësinë tonë më të madhe, do të donim të ishim pjesë e gazmendeve tuaja. Ju, tashmë, mund të na gjeni dhe rezervoni, në procedura fare të thjeshta, këtu në platformën online, MyDasma.

Ju mirëpresim! Shëndet nga unë dhe Taulanti!

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Toske
  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë