Flamure Abdullai

  Tetovo, Macedonia (the former Yugoslav Republic of)

Merr çmimin

Detajet

Grupi kamertal ‘Tetova’ përbëhet prej 4 anëtarësh: Flamure Abdullai - flautiste e diplomuar, tani për tani, profesoreshë në Shkollë të mesme të muzikës në Tetovë. Yllza Baftijari – violiniste, tani për tani, e punësuar në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Syhana Reçi - violiniste, tani për tani, profesoreshë në Shkollën e muzikës në Tetovë. Albulena Baftijari - violinçeliste e diplomuar. Si grup jemi formuar në vitin 2014, nga klasa e prof. Blerim Grubit, si format kamertal. Si grup kemi marrë pjesë gati se në secilën konferencë të organizuar në kuadër të Universitetit të Tetovës, në gëzime familjare, si, bije fjala, fejesa, martesa, tubime partiake, ditëlindje, etj. Esenca dhe qëllimi i funksionimit të grupit tonë është që të përmbushim idenë dhe t’i bashkangjitemi gëzimit tuaj me muzikën dhe performancën tonë shumë të veçantë dhe, pa dyshim, shumë të këndshme. Kryesisht bëjmë muzikë klasike , popullore, qytetare duke iu përshtatur edhe dëshirës së klientëve. Periudha e interpretimit tonë zë vënd në: Pritje të mysafirëve, danci i parë, gjatë ngrënies së darkës, prerja e tortes, .... Megjithatë, prapë po e përsërisim, ne ju përshtatemi kërkesave dhe dëshirave të klientëve potencialë. Tashmë 6 vite funksionojmë si format i organizuar shumë mirë në të gjitha eventet e lartëpërmendura. Dhe, tani, më në fund, jemi me ju dhe për ju në platformën MyDasma. Urdhëroni dhe na rezervoni këtu në MyDasma! Bisedo me ne! Shtype, ‘Merr çmimin’! dhe shihemi aty brenda!

Kalendari

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Asgjë nuk është listuar deri më tani.

Vendi në hartë