Visar Peja

 Prishtina, Kosovo

Merr çmimin

Detajet

Shumë nga ju edhe më njihni, mirëpo, megjithatë, unë dua t’ju njoftoj përsëri edhe përmes platformës MyDasma. Unë jam Visar Peja, djali i këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, Ismet Peja. U linda në Gjakovë. Karrierën time muzikore e kam nisur që në moshë të re, fillimisht duke kënduar me babain tim dhe pastaj vetëm. Mund të them se, për mua nuk ka qenë edhe aq e vështirë për të arritur nivele të admiruara profesionale, për t’u bërë një këngëtar i mirë dhe i respektuar, pasi që, unë kisha një traditë vërtetë të gjatë familjare në muzikë dhe sidomos në atë popullore shqiptare, duke u nisur nga gjyshi im, Musa Peja, që ishte një këngëtar me nam gjithandej vendit si dhe babai im i cili, muzikën qytetare të vjetër e kaloi në një dimension të paparë më parë. Megjithatë, kënga e cila, drejtpërdrejt, mua më afrojë më së shumti me publikun ishte “E din ti”, këngë kjo shumë e pëlqyer gjithandej dhe që ishte hit dhe që u pat radhit nëpër top listat e asaj kohe në televizionet tona nacionale. Unë, gjithashtu, kam qenë pjesë e shumë festivaleve të ndryshme, siç është “Zambaku i Prizrenit”, festivali “Gjakova këndon”, “Polifesti”, festivali “Këngës popullore” në TV Klan, etj. Ndërkohë që, në të njëjtën kohë, kam qenë pjesë e shumë projekteve të ndryshme televizive, mbrëmjeve shoqërore dhe ahengjeve të përmasave më të vogla familjare, siç janë dasmat, fejesat, konagjeqet, etj., etj. Meqë, tanimë, jam pjesë e platformës online të festave shqiptare, unë dhe ju do të jemi edhe më afër njëri-tjetrit, ngase ju do të mund të më kontaktoni kurdoherë dhe në çdo orë. Kjo është vërtetë fantastike. Tani mos hezitoni por shtypeni butonin “Merr çmimin” apo “Negocio çmimin” dhe, unë, do të jem me ju brenda minutash! Faleminderit dhe mirupafshim në gazmendin tuaj! Sinqerisht, Visar Peja.

I Lirë

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
1. 2018-11-10 02:30:00 2018-11-10 04:30:00

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë