Prishtinë, Kosovë
Përshëndetje! Unë jam Cani Etemi. Kam lindur në Kumanovë, ku jetova për 9 vite, pastaj, me familje, u shpërngulëm në Prishtinën tonë të bukur, ku edhe sot jetoj dhe veproj. Talentin për këndim e zbulova që në fëmijëri, por nga mosha 14 vjeçare kam filluar të merrem, konstant, me muzikë dhe nga ajo kohë e sot unë nuk i jam ndarë muzikës. Talentin që e kam, vendosa ta ndaj edhe me ju, duke qenë pjesë e ahengjeve tuaja, dasmave dhe koncerteve. Dashurinë për muzikën dhe gëzimet tuaja dua t'i festojme së bashku, nëse dëshironi që atmosfera në ahengun (dasmën) tuaj të jetë e paharrueshme, prandaj mos hezitoni të më rezervoni. Edhe një gjë: Unë, zakonisht, në ahengje (dasma) shkoj me orkestrën time si dhe, me vete kam edhe, një këngëtare profesionale (të gjitha këto janë të përfshira në çmim. E bëj këtë ngase dua që ta kujtoni, përgjithmonë, atmosferën që, vetëm ne, dijmë ta bëjmë). Faleminderit dhe shihemi në gazmendin tuaj! Me respekt, Cani Etemi!
I Lirë (dispozicion) | |
I zënë |
# | Data dhe ora e fillimit | Data dhe ora e përfundimit |
---|---|---|
1. | 2018-12-10 18:00:00 | 2018-12-10 23:00:00 |
2. | 2018-12-10 18:00:00 | 2018-12-10 23:00:00 |