Selvete Terstena

 Heidelberg, Germany

  • Çmimi  €2 000,00
REZERVOJE TANI

Detajet

Përshëndetje për të gjithë! Unë jam Selvete Terstena nga qyteti antik i Vushtrrisë, mirëpo kam vite që jetoj në Gjermani. Me muzikë kam filluar të merrem nga fëmijëria e hershme, ngase edhe rrjidhja nga një burim shumë cilësor këngëtarësh, siç ishte babai im, një rapsod shumë i njohur për kohën e tij. Unë, duke e pasur këtë përparësi, kam pasur fatin të jem pjesë e shumë grupeve të njohura muzikore, siç ishin Shoqëria artistike ‘Rashid Deda’, ‘Përparimi’ në Vushtrri, Kosova’ në Prishtinë dhe, pas sukseseve të njëpasnjëshme, unë arrita të bëhesha pjesë e Ansamblit Shtetëror ‘Shota’ dhe Radio Televizionit të Prishtinës (RTP). Kam qenë pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve të ndryshme nga ato të mëdhat deri tek ato më të voglat, siç janë festivalet, koncertet e ndryshme, festat familjare (dasmat, konagjeqet, fejesat, …) si dhe gazmende të tjera të shumta. Unë, tashmë, jam pjesë e platformës së vetme online të festave shqiptare MyDasma dhe, më dëshirën dhe kënaqësinë më të madhe, përmes po kësaj Platforme, do të kisha pasur dëshirë të jem pjesë e gëzimëve tuaja familjare. Andaj, mos ngurroni por më rezervoni sa më shpejt! Shtypeni butonin ‘Rezervoje Tani’ dhe do të shihemi aty brenda! Nga unë Selvetja, gjithë të mirat!

I Lirë

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
1. 2019-07-20 18:00:00 2019-07-20 23:00:00
2. 2019-07-20 18:00:00 2019-07-20 23:00:00
3. 2019-07-20 16:44:00 2019-07-20 23:00:00

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Toske
  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë