Hysi Hasani

 Prishtinë, Kosovo

Merr çmimin

Detajet

Përshëndetje për të gjithë ju! Këngëtari me emrin e plotë Hyzri Hasani, i njohur në skenën e Estradës si Hysi, vjen nga Malësia e Gollakut ndërsa është i lindur dhe i shkolluar në Prishtinë. Po aty, pra në Prishtinë, ai kreu shkollën fillore, të mesmën dhe Fakultetin Juridik. Hysi, shumë i ri kishte filluar të këndonte, të shfaqte pasionin e tij për muzikën dhe këngën, madje, që në shkollën fillore, talentin e tij për artin e muzikës e zbulluan familjarët dhe mësuesit e tij. Tani, Hysi Hasani është një këngëtar professional shumë I angazhuar në kënën muzikore shqiptare. Me përfermancat e tij në ngjarje festive të përmasave të vogla apo të mëdha ai dëshmon shpirtin e tij prej një artisti vërtetë gjigant. Shfaqjet e tij, sidomos ‘Live’, pa dyshim se i impresionojnë fansat dhe publikun gjithandej. Hysi ka shumë këngë profesionale për dasma e ahengje të ndryshme familjare, klipe, balada dhe ‘covera’ të realizuara 100% ‘Live’. Kështu që, nëse ju dëshironi që Hysi dhe Banda e tij t’jua bëjnë dasmën tuaj të paharrueshme, tashmë, e keni mundësinë ta bëni një gjë të tillë. Shtype butonin ‘Rezervoje Tani’, po këtu në MyDasma dhe Hysi do të jetë me ju në natën më të veçant të jetës tuaj! Zhgënjimi me Hysin nuk ekziston. Çmimet: Kosovë: €2000 Shqipëri: €2500 Maqedoni: 2500 Preshevë, Bujanoc: €2500

I Lirë

# Data dhe ora e fillimit Data dhe ora e përfundimit
Asnjë e dhënë (shënim) s'u gjet

Komentet (Vlerësimet)

S’ka ende ndonjë koment.

aftësitë

  • Muzikë Moderne
  • Muzikë Popullore Gege

Vendi në hartë